Ekopolitikë- “Ngricat që paralizuan vendin”
11.01.2017 12:30
Përditesuar: 11/01/2017, 12:32

Debate të forta në emisionin Eko-politikë në Ora News të gazetares Aurora Sulçes për emergjencat e motit dhe mënyrën sesi po e përballon qeveria situatën.

Sipas kreut të emergjencave civile, Shemsi Prençi janë 30 mijë banorë të bllokuar, nga të cilët rreth 4 mijë janë në kushtet e emergjencës.

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive: Ishin vetëm 61 kryetarët e bashkisë që kanë përballuar këtë situatë.

Shemsi Prençi: Më gjej një kryetar bashkie që ka kërkuar një kërkesë për emergjencë civile

Agron Haxhimali: Kukësi të ka çuar ndihma për një numër prej 220 familje dhe ke çuar vetëm për 100 familje me avion. Duhet ndërtuar një sistem i mirëfilltë Shemsi”.

Shemsi Prençi: “Ta marrësh vesh ti e kryetarët e bashkive të majtë e të djathtë, Nuk do të çojmë ndihma në Kukës dhe në zona urbane, sepse janë  rrugët e hapura. Zotëri! Emergjencat nuk luftojnë fukarallëkun, zgjidhin problemin emergjent të atyre që janë të izoluar”.

Akuzat në studio kanë vijuar edhe për firmat e mirëmbajtjes së rrugëve që nuk reaguan në ditët e para të uljes së temperaturave, duke u bërë shkak edhe për bllokim të qarkullimit.

Alfred Olli, ish-drejtori i Emergjencave Civile:  ” Nuk mund ti lihet një firme që në inventarin e saj logjistik ka tri kazma, dy lopata dhe një karrocë”.

Shemsi Prençi: “ Në vitin 2012 kanë mbetur rrugët nacionale 20 ditë pa u hapur. E kam denoncuar vetë këtë gjë.

Spartak Tarkaj, Drejtor i Standarteve në ARRSH: “Unë nuk e kallëzoj personalisht ,unë kam të përcaktuara kushtet e kontratës. Po bëjmë penalizime dhe nuk financohen dhe nuk paguhen për atë punë që nuk e kanë bërë”.

 Shemsi Prençi: “Ne nuk na lejohet në mënyrë kategorike të bëjmë avokatinë e kompanive të ndërtimit”.

Ngricat dhe dëbora kanë dëmtuar edhe kulturat bujqësore.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se qindra hektarë sera me luleshtrydhe janë dëmtuar.

Edmond Panariti: ” Ne kemi mbajtur evidenca të sakta për të parë pastaj në ç’mënyrë mund t’i vijmë në ndihmë këtyre fermerëve, por ajo që mbetet si një zgjidhje afatgjatë është sigurimi i këtyre bizneseve’.

Ndërkaq shefi i shtabit të gadishmërisë në OSHE deklaroi se janë marrë të gjitha masat, përfshi pajisjen me bazë materiale për rregullimin në çdo kohë të avarive që mund të ndodhin.

Prençi: ARRSH të mos bëjë avokatinë e kompanive

Komento